Referate Shqip
Monday, February 16, 2026
3. Aventurat e Tom Sojerit – Mark Twain
2. Princi i Vogël – Antoine de Saint-Exupéry
1. Harry Potter dhe Guri Filozofal – J.K. Rowling
Thursday, July 15, 2021
Shqipëria ç´ka qenë, ç´është e ç´do të bëhet – Sami Frashëri
Ndërtimi: e ndarë në 3 pjesë. Ideja: rruga ër shpëtimin e atdheut që mbështetet me varg faktorësh: Tërësia territoriale,veçoria gjuhësore faktet historike. Flet për lashtësinë e popullit shqiptar me luftërat e zhvilluara në Iliri dhe Epir të kohës së Gencit,Teutës,Pirruas etj.dhe lavdinë që vjen si rezultat i lashtësisë. Faktor kryesor që shqiptarët të kenë shtet është gjuha e përbashkët shqipë dhe tërësia territoriale që ishin mjaft të rëndësishme si factor mbrojtës nga pushtuesit.
Për ta realizuar vlerën e së drejtës dhe të jetuarit të lirë,Samiu e sheh përmes organizimit gjegjësisht Lidhjes së Prizrenit me çka i dëbon pretendimet e shteteve shovinistë ndaj territoreve shqiptare. Në këtë traktat,projekton të ardhmen e Shqipërisë,si një shtet borgjez që mbështet pronën private dhe parashihte formimin e Këshillit të pleqve në vend të presidentit. Zhvillimin ekonomik e sheh të zhvilluar në të gjitha degët,arsimimin dhe kulturën me dimension të ri,ku arsimin e ulët e shihte si të detyrueshme,të mesmen dhe universitar të zhvilluar.
Pjesa 1
I kushtohet historisë së kaluar të Shqipërisë. Qëllimi i autorit është të provojë se populli shqiptar është nga popujt më të vjetër të Evropës, me një gjuhë nga më të vjetrat e më të bukurat, me kulturë e tradita të pasura, që ka të drejtë të jetojë i lirë në mes të popujve të tjerë dhe kombeve të qytetëruara. Si shumë rilindës të tjerë, Samiu mbron origjinën pelazgjike të popullit shqiptar.
Një vend me rëndësi i jep në këtë pjesë figurës së Skënderbeut dhe epokës së tij. Skënderbeun e cilëson si një burrë që i ka shokët e rrallë në histori, kurse për epokën e tij shkruan se “është m’ë bukur e m’ë bekuar e gjithë kohërave për vendin tënë„, se atëherë i gjithë kombi ishte i bashkuar dhe u nderua në gjithë botën. Kjo është një nga synimet kryesore të veprës; të forcojë te shqiptarët ndërgjegjen dhe krenarinë kombëtare.
Pjesa 2
Jep me nota tronditëse një tablo realiste të Shqipërisë pas Tanzimatit. Si janë sot shqiptarët?„-pyet Samiu me shqetësim dhe tregon se gjendja e vendit është e mjeruar nga çdo pikëpamje. Burimin e këtij mjerimi ai e sheh në rradhë të parë te zgjedha e huaj, që e ka lënë vendin në varfëri, padituri, dhe errësirë. “Shqiptarët, – shkruan Samiu, – janë robër të poshtuar(poshtëruar) e t’unjurë, të shkelur e të çpërnderë (turpëruar).
Përshkrimi është edhe më i gjallë në kontrast me të kaluarën, të cilën në përgjithësi autori e idealizon. Ndaj dhe stili bëhet më zemërak, vepra e patriotit vlon nga revolta kundër shtypjes kombëtare. Ata shqiptarë të veshur dikur me “roba të arta„ e të farkëtuar me armët e argjendta të trimërisë, shkruan Samiu, “Janë sot lakuriq, me një këmishë që që s’ka ku ta zërë qeni. Vete edhe zaptija e taksidari, e ngre shkopnë e i rreh duke thirrur: Pagoni! E ku të gjejë i ziu që të paguajë? Atëherë shesin kanë, dhinë, ç’të kenë, edhe gjer në qeramidhet e shtëpisë„.
Vend të rëndësishëm zë analiza që Samiu u bën rreziqeve që i kanoseshin Shqipërisë.
Si gjithë rilindësit, ai mendonte se rreziku i parë Shqipërisë i vinte nga Perandoria Osmane, të cilën Samiu e quante një të vdekur që duhej varrosur sa më parë. Sa më gjatë të mbetej lidhur Shqipëria me këtë perandori të kalbur, aq më keq do të ishte. Shteti osman do të shembej së shpejti dhe Shqipëria mund të groposej në gërmadhat e tij. Rreziku tjetër, mendon Samiu, shqiptarëve u vinte prej lakmive të shovinistëve fqinjë, lakmi që i mbështetnin fuqitë imperialiste.
Rreziqe të mëdha shqiptarëve edhe prej grindjeve e përçarjeve midis tyre, sidomos prej përçarjes fetare, gjithashtu prej padijes, prej mungesës së shkollave shqipe. Këto rrethana i hapnin shteg rrezikut të asimilimit të shqiptarëve prej të huajve.
Pjesa 3
Fillon me pyetjen: “A mund të qëndrojë Shqipëria si është? Përgjigjja është, jo„. Në përgjithësi në këtë pjesë Samiu paraqet programin e lëvizjes për të ardhmen e Shqipërisë.
Nga analiza që u bëri rrethanave politike në fund të shekullit XIX, Samiu arriti në përfundimin se rruga e vetme për të shpëtuar nga zgjedha osmane dhe nga rreziku i copëtimit prej shteteve fqinje ishte që Shqipëria të shkëputej nga Turqia menjëherë, para se ajo të shembej dhe shqiptarët të formonin shtetin e tyre të pavarur. Autori mendonte se kjo s’arrihej me lutje, por me rrugën e luftës së armatosur. “Shqiptarët duhet t’i marrin ato që duan me pahir, t’i kërkojnë me fjalë, po të kenë edhe pushkën plot„.
Si mendimtar demokrat dhe iluminist, Samiu parashtron një projekt të gjerë me ide të përparuara për të ardhmen e Shqipërisë. Ai nuk e pranon idenë e monarkisë. Si formë regjimi sipas tij, Shqipëria duhet të ishte republikë parlamentare që do të kishte në krye një pleqësi. Kushtetuta e shtetit të ardhshëm shqiptar që propozonte Samiu, përshkrohet nga fryma demokratike. Ideali i tij për këtë shtet ishte ideali i një demokracie borgjeze. Si shprehës i pikëpamjeve të klasës së re të borgjezisë, ky ishte një ideal i përparuar për kohën, sepse ai i kundërvihej shtetit despotik osman.
Shumë i guximshëm e i përparuar për kohën ishte projekti i Samiut edhe për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit. Ai kërkonte të ngrihej një industri kombëtare, të mëkëmbej bujqësia, të zhvillohej komunikacioni automobilistik dhe hekurudhor, të forcohej mbrojtja etj. Vëmendje të veçantë Samiu i kushtonte zhvillimit të arsimit e të kulturës shqiptare. Si gjithë rilindësit, ai kishte bindjen se ajo që u duhej më shumë shqiptarëve ishte dituria. Për përhapjen e saj ai kërkonte një sistem arsimi të përgjithshëm e të detyrueshëm për të gjithë, djem e vajza. Arsimin e donte në gjuhën amtare shqipe dhe shkolla të ishte laike, e shkëputur nga kisha e xhamia, një shkollë që të shërbente si vatër diturie dhe atdhetarizmi.
Samiu ëndërronte Shqipërinë me shkolla të të gjitha kategorive, me universitet (“gjithëmësime„ siç e quante ai), me akademi të shkencave, muzeume e biblioteka.
Siç shihet, në veprën “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhet„ gjeti shprehje mendimi shqiptar më i përparuar politiko-shoqëror i kohës. Me këtë vepër Samiu u bë ideologu më i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare. Vepra e tij është një traktat politiko-shoqëror, megjithatë ajo ka vlera të mëdha stilistike, një gjuhë e gjallë, e shprehëse. Stili i prozës së Samiut është energjik, herë polemist, herë fshikullues e herë me patos thirrës e mobilizues. “O burrani o shqiptarë ! Zihuni me të dy duart në besë, në lidhje e në bashkim, se kjo do t’ju shpëtojë!„
Fraza e Samiut është e qartë, me mjete gjuhësore plot ngarkesë emocionale. Mbasi ka parashtruar krejt programin e tij, ja si e mbyll veprën; “Ja qëllimi ynë! Ja puna jonë e shenjtëruarë! Ja besa jonë! Në mes të shqiptarëve të vërtetë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër, të gjithë një trup, një mendje, një qëllim një besë!„
Kjo vepër solli një ndihmesë të madhe për pasurimin e gjuhës letrare shqipe dhe për formimin e stilit publicistik. Samiu vdiq në Stamboll më 1904, i përndjekur nga autoritetet dhe i respektuar nga populli dhe opinioni përparimtar.
AFËRDITA PËRSËRI NË FSHAT
“Afërdita përsëri në fshat” është një roman i shkruar nga Sterjo Spasse. Në vitin 1938 Spasse përfundoi së shkruari romanin e dytë “Afërdita” që doli nga botimi në vitin 1943. Romani u përkthye edhe në rusisht e bullgarisht.
Afërdita Skënderaj është një mësuese që punon në një fshat malor. Afërdita punon me vullnet dhe dëshirë të madhe për të përmirësuar gjendjen intelektuale të fshatarëve.
Në fund ajo ia del të shuajë mosmarrëveshjet ndërmjet dy fshatrave.
Afërdita Skenderaj një mësuese fshati, në roman shpreh optimizmin, vullnetin e plotë dhe dëshirën e madhe për punë në përmirësimin e gjendjes edukative dhe arsimore të fshatarëve.
Ngjarja vendoset në dy fshatra Grykas dhe Pishas, të armiqësuar vite më parë, në te cilin punon Afërdita.
Pas shumë peripetive dhe mundimeve të shumta dhe të pakursyera ajo arrin me shumë sukses të kryej një mision shumë fisnik dhe të lartë duke bashkuar të dy fshatrat dhe duke zhdukur armiqësitë e moçme rreth një qëllimi të përbashkët dhe me ndihmën e tyre të madhe ndërton shkollën e re në mes dy fshatrave.
Figura e idealizuar e Afërditës bëri që të bëj jehonë të madhe në qarqet intelektuale dhe ky roman të luaj rol pozitiv në punën pedagogjike apo arsimore të mësuesvë.
Thursday, December 26, 2013
Robinson Kruzo
- Ky roman i Defo tregon nje gjendje tejet interesante . Ai pershkruan jeten e heroit te tij ''Robinson Kruzo'' .
- Robinson Kruzo lindi ne vitin 1632 ne '' New york '' nga nje familje e mire , por nuk ishte vendos , por babain e kishte nga ''Bremeni'' qe u vendos ne Hull dhe fitoi nje pasuri te madhe dhe u martua me nenen e tij nga nje familje e shquar Robinson nga edhe ky e mori emrin .
- Mbiemri i kesaj familje te shquar ishte Krajner por i quajten Kruzo , atehere ky u quajt '' Robinson Kruzo '' .
- Robinson Kruzo kishte dy vellezer me te medhenje , njeri ishte oficer qe me vone u be nenkolonel ku luftoi shume luftra qe u shvilluan ne angli , kurse vellai i dyte se dini se ç'u be me te kurre .
- Robinsoni duke qene djali i trete ne familje nuk ja mesuan asnje zanat por Kruzo ishte i pasionuar pas udhetimeve detare por as nena nuk pranuan qe ai te shkonte pasi Robinsoni kishe nje jete te qete dhe te siguruar.
- Ai nuk ju bind urdhrave te babait dhe lundroi me nje shok ne hapsiren detare. Ne vitin 1891 u largua nga Hull per te shkuar drejt Londres .
- Ai kurre nuk mendoi se nje djalosh avanturier si ai aventurat kane filluar aq heret dhe tani kane vazhduar aq gjate .
- Ai bashke me shokun e tij ne anije duke lundruar ne drejtim te Londres .
- Ererat fryenin , qielli ishte i mbuluar i tere nga rete e mbuluar me shtrengata me nje ngjyre te zeze .
- U detyruan te ndaloheshin ne Larmuth , derisa te pushimit stuhite qe venin nga qdo ane .
- Robinsoni ishte i pikelluar sepse nuk kishte degjuar fjalet e prinderve e tani do te fundosej anija e ai do te vdiste.
- Shume mendime i silleshin ne koke , shume dite kaluan keshtu gjersa ne Londer mberritem dhe ai qelloi ne nje shoqeri me te mire .
- Ishte mendura per faktin qe nuk kishe qendruar ne shtepi , por ajo force qe ngjalli kete ide te marrezishme e te parashikuar qe te fitonte pasuri duke bredhur neper bote.
- Kjo force qe ia kishe rrenjosur aq forte ne mendje gjithe ato planee qe kishte , gjithe ato mendime te marra .
- Pas disa ditesh te qendrimit te tij ne Londer hipi ne anije qe shkonte ne brigjet e afrikes .
- Ky udhetim ishte aq i keq saqe ai perfundoi si nje skllav i mjere ku takoi nje njeri te quajtur ''Xuri''.
- Kishin aq miqesi te dy saqe ne nje dite u arratisen me nje barke te vogel.
- Te dy duke lundruar nga vendbanimi i te egerve dhe frigoheshin shume dhe papritmas nje anije po afrohet drej tyre , Xuri tha : Imzot , Imzot nje anije po afrohet .
- Anija e huaj u erdhi ne ndihme , ishte braziliane .
- Shkuan ne Brazil . Ne Brazil Robinsoni la Xuri-n dhe deshi te lundronte ende me anije , por me pare ai kapetani e njohu nje fabrikant qe prodhonte sheqer dhe ai vendosi te punonte atje dhe bleu nje toke .
- Ne testament e la te shkruar se ne qofte se do te vdiste gjate ketij udhetimi , gjysmen e pasurise do t'ia jepte kapetanit dhe gjysmen tjeter familjes se tij .
- Me te vertete ky udhetim ishte teper i hidhur . Duke lundruar kalonin ditet gjersa mund te ndaheshin ne ndonje cope toke .
- Papandehur njeri nga bashkeudhetaret pa token dhe filloi te bertiste . ''Toke'',''Toke'' te gjithe u gezuan , por ky gezim nuk zgjati shume , sepse cepi i anijes u ndesh me nje nga shkembinjte e forte rreth brigjeve te detit .
- Anija u shkaterrua te gjithe ishin te vdekur por vetem Robinsoni kishte mbetur gjalle dhe me ane te notit kishte mberritur gjeth ne zallishte .
- Qe ketej filloi historia per ishullin e pabanuar ku pas mbesim te gjithe aventurat e ''Robinson Kruzo'' .
- Kjo histori interesante e jetes se Robinsonit ne ishullin e pabanuar nga shkrimtari ''eshte e shkruar me nje frytezim vertete poetish e kjo pjese e ketij romani eshte pjesa me me vlere njekohesisht edhe me teper per lexuesin.
- Brendia kryesore e romanit eshte jeta e tij ne ate ishull si teme eshte jeta e mjere ne ishull , eshte nje lufte ne mes njeriut dhe vet natyres por kjo lufte ne mes njeriut dhe vete natyres zhvillohet me kushte aq te jashtezakonshme saqe edhe fakti me i thjeshte si krijimi i nje jete te rendomte te nje njeriu , qe kuptohej nga lexuesi si nje hap i ri heroik i ''Robinsonit'' ne luften per te krijuar kushte sa me te mira njerezore jetesore .
- Robinsoni filloi nje jete te qete ne ishullin e tij .
- Nje nate kalon duke fjetur ne peme nga frika se mos te sulmonin e t''i ndodhte diqka . Ajo edhe shume vjet , muaj , e - dite i kalon duke u munduar te hedh hapa te rinje per te krijuar diqka me te pershtatshme per jeten e nje njeriu te rendomte .
- Ai nga anija e mbytur furnizohet me shume gjera qe i hyri ne pune ndertoi nje shtepize te vogel dhe zbuloi nje , shpelle te vogel me plote ar , argjend , pushke , plumba ai fshehu .
- Nga anija nxori nje tope me therrime buke te cilat iu rrezuan ne toke pas disa muajsh verejti se po dilte misri , elbi e gruri dhe beri nje te vetem , per ushqim kishe dhi e koca qe i zbuste sepse ishin te eger .
- Formoi edhe kopene duke i zbutur dhite e kocat . Nje dite pas shume vjetesh i vetmuar pa se ne ishullin e tij qe ai e qante veten , mbeti i ketij ishulli i vinin te egrit dhe formonin gostite e tyre mizore duke ngrene njeriut .
- Frigohej shume nga ata , por nje dite me ane te dylbive pa se ata lakuriqe kishin shtruar gostine e tyre mizore duke ndezur zjarr per ta pjekur mishin e njerezve te tyre edje me qpsje [a aty te lidhur njerin e moren ta prenin kurse tjetri po priste gjakngrire qe te binte ne duart e tyre .